Politike

ME VIDEO/ Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët pas daljes nga SPAK...për pak i bie pemës

E vetmja alternativë ishte shmangia. Dhe mënyra se si Roshi e bëri këtë gjë, s'ishte fort e lehtë, duke pasur parasysh dhe motin e keq që ka pushtuar sonte vendin.

19 Janar 2023, 11:39 Nga F.M
ME VIDEO/ Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi
Elvis Roshi

TIRANË- Me çantën 'Gucci' në dorë, ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është zënë ngushtë sot nga gazetarët. Në momentin që ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Roshi është gjendur i papërgatitur për t'ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur më atë që kishte dëshmuar poara prokurorëve të posaçmë.

Kështu, e vetmja alternativë ishte shmangia. Dhe mënyra se si Roshi e bëri këtë gjë, s'ishte fort e lehtë, duke pasur parasysh dhe motin e keq që ka pushtuar sonte vendin. Ai mban çadrën e çantën dhe i duhet të 'luftojë' njëkohësisht me erën e fort ë e gazetart. Për një moment, ngatërrohet dhe afrohet tek një pemë, më pas del në rrugën kryesore 'Jordan Misja'. 

Roshi është rikthyer sot në ekranet e mediave pas më shumë se pesë viteve. Ai është pyetur për tenderat e zhvilluar gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë së Kavajës.

elvis roshi elvis roshi ne spak

Sondazh

Poll