Aktualitet

Rebeshe shiu dhe breshëri në Elbasan/ Makinat bllokohen në trafik, disa fshatra mbeten pa drita

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

19 Janar 2023, 14:14 Nga a.l
Rebeshe shiu dhe breshëri në Elbasan/ Makinat bllokohen në
Elbasan

ELBASAN- Situata aktuale e kushteve atmosferike në Elbasan paraqitet e pëkeqësuar. Reshjet e shiut dhe breshërit kanë mbërthyer për disa minuta vendin, duke hskaktuar trafik të rënduar në rrugët kryesore të qytetit. 

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit. Në terren ndodhen punonjësit e OSHE-së që po merren me riparimin e defekteve.

Si paraqitet situata deri tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll