Bota

Ministri gjerman në Davos: Nuk varemi më nga importet ruse për furnizimin me energji

Gjermania importonte më parë rreth gjysmën e gazit të saj nga Rusia dhe më shumë se një të tretën e naftës së saj.

19 Janar 2023, 13:09 Nga a.l
Ministri gjerman në Davos: Nuk varemi më nga importet ruse për
Christian Lindner

GJERMANI- Ministri i financave të vendit Christian Lindner ka deklaruar se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimin e saj me energji. Lindner tha në Davos se Gjermania kishte diversifikuar plotësisht infrastrukturën e saj energjetike që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Pas pushtimit, Rusia mbylli rubinetat e gazit për në Evropë, duke çuar në frikën e ndërprerjeve të energjisë këtë dimër. Por Gjermania kishte gjetur burime të reja energjie, tha Lindner, shkruan BBC. 

Po, sigurisht që Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, tha ai.

Gjermania importonte më parë rreth gjysmën e gazit të saj nga Rusia dhe më shumë se një të tretën e naftës së saj. Por Rusia ndërpreu furnizimin me gaz të vendit në gusht, ndërsa Gjermania ndaloi importet ruse të naftës në fillim të vitit. Në garën e tij për të gjetur burime alternative të energjisë, vendi ka rihapur termocentralet me qymyr, ka vonuar planet për mbylljen e tre termocentraleve të mbetura bërthamore dhe ka shtyrë të rrisë kapacitetin për ruajtjen e gazit natyror të importuar nga vende të tjera si Norvegjia dhe SHBA./ Dosja.al

christian lindner

Sondazh

Poll