Sport

Mesfushorit turk Hakan Calhanoglu nuk i del 'e keqja' ndaj Milanit: “I gëlltitëm, 3-0 dhe në shtëpi. Kjo është karma”...

“Një fitore që mund t’i japë një shtysë kampionatit? Nëse vazhdon të fitosh, atëherë pjesa tjetër do të vijë, por ne besojmë fort”.

19 Janar 2023, 10:51 Nga DOSJA
Mesfushorit turk Hakan Calhanoglu nuk i del 'e keqja' ndaj Milanit:

ITALI - “Është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam shumë i lumtur falë shokëve të skuadrës dhe tifozëve që erdhën këtu. Fituam 3-0 dhe kjo është gjithçka që duhet të themi. Dëshirë për hakmarrje pas festimeve të titullit të Milanit?

Unë preferoj të hesht, por ishte e vështirë për mua të shihja disa gjëra që nuk i prisja. Por karma të kthehet e gjitha”. Kështu është shprehur pas ndeshjes së Superkupës ish-mesfushori i kuqezinjve, turku Hakan Calhanoglu. “Ne ishim të uritur, ata duhet të na respektojnë, - tha ai për Mediaset. - Përfundoi 3-0 dhe i dërguam shpejt në shtëpi, i gëlltitëm”.

“Një fitore që mund t’i japë një shtysë kampionatit? Besojmë deri në fund, e nisëm mirë vitin me Napolin, pastaj barazimi ndaj Monzas që askush nuk e priste. E më pas fitoret ndaj Veronës dhe sonte, - tha sërish Hakan Calhanoglu. - Nëse vazhdon të fitosh, atëherë pjesa tjetër do të vijë, por ne besojmë fort”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll