Aktualitet

Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!

Ilir Alimehmeti shkruan se virusi është zbuluar 67 vite më parë dhe nuk ka asgjë të re.

18 Janar 2023, 23:28 Nga k.m.
Virusi "RSV", Ilir Alimehmeti: Asgjë e re!
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar efektin e virusit respirator sincizial, i njohur ndryshe edhe RSV. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Alimehmeti shkruan se virusi është zbuluar 67 vite më parë dhe nuk ka asgjë të re.

"Për të gjithë kureshtarët mbi "virusin e ri", RSV. Virusi respirator sincizial, është zbuluar 67 vite më parë, në vitin 1956, dhe është një prej shkaqeve më të zakonshme të sëmundjeve të fëmijërisë. (Burimi: CDC, SHBA). Numri i infektimeve fillon të rritet çdo vit në vjeshtë dhe arrin kulmin në janar... çdo vit... vit për vit! (Dy grafikët janë njëri nga Kanadaja e tjetri nga Japonia, cepat e botës). Asgjë e panjohur! Asgjë e re! Asnjë arsye e veçantë për panik! Thjesht portale që duan klikime përmes panikut!,"-tha mjeku në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Një virus sincicial respirator (#Rsv, akronimi i “virusit respirator syncytial”), është një agjent viral i aftë të infektojë sistemin e frymëmarrjes të pacientëve të çdo moshe, por kryesisht fëmijëve në vitet e para të jetës. Repartet e pediatrisë dhe repartet e kujdesit intensiv në spitale po hasin vështirësi për shkak të pranisë së foshnjave me bronkiolit dhe pneumoni, të shkaktuar pikërisht nga ky virus.

Deri më sot, për këtë virus nuk ka një vaksinë specifike, por “tre prova të fazës III të vaksinave për nënat dhe terapitë me antitrupa monoklonalë janë duke u zhvilluar, megjithatë, janë të indikuara vetëm për foshnjat e parakohshme dhe veçanërisht të brishta. Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) mund të shkaktojë pneumoni dhe bronkiolit (inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes), i cili prek shumë fëmijë.

ilir alimehmeti virusi rsv rsv

Sondazh

Poll