Aktualitet

Po digjte disa bimë, qytetari i vë flakën zonës pranë shkollës në Qërret

13 Shtator 2019, 13:55 Nga DOSJA
Po digjte disa bimë, qytetari i vë flakën zonës pranë

KAVAJË– Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Qërretiti në Kavajë. Mësohet se flakët kanë përfshirë ambjentet pranë shkollës 9-vjeçare në Qërret të Kavajës. 

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje duke vënë nën kontroll zjarrin. 

Mësohet se shkak për këtë zjarr është bërë një banor, i cili po digjte disa bimë por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur.

Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa dëme në njerëz por vetëm me dëme të vogla materiale. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qerret zjarr ne kavaje qerret zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll