Aktualitet

Mashtrimi me pallatin/ Ish-kreu i komunës së Kasharit dhe 6 vartësit merren të pandehur (AKUZAT)

13 Shtator 2019, 09:58 Nga DOSJA
Mashtrimi me pallatin/ Ish-kreu i komunës së Kasharit dhe 6

Tiranë--Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet, duke marrë të pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh” ish-kryetarin e komunës së Kasharit, Besnik Fuçinë. Të pandehur janë marrë edhe 6 vartësit e tij  pasi abuzuan me lejet e ndërtimit dhe hipotekimet dhe tjetërsim pronash.

Nga hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksuti doli se ishte regjistruar një pallat në emër të një firmë që nuk i takonte me certifikatë pronësie.

Në muajin maj Besnik Fuçia u arrestuar nga policia për këto akuza, por gjykata vendosi ndaj tij masën detyrim paraqitje.

Mashtrimi me pallatin: 

Dy biznesmenë ndërtuan dy pallate në zonën e Yzberishtit dhe kishin rënë dakord mes tyrem në vitin 2006 me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

Gjithçka është zbuluar nga ndërtuesi Arben Petriti në vitin 2018 ku të drejtat e koaludimit si dhe nga leja e shfrytëzimit e dhënë në kohën e ish-kryekomunarit Fuçia kishte kaluar në emrin e Caushit.

Në një situatë të tillë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti të bëjë kallëzim në Prokurori ku akuzonte 7 persona. Pas hetimeve të kryera, policia prangoi 5 persona mes tyre ish-kryekomunarin e Kasharit, Besnik Fuçinë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet besnik fucia besnik fucia merret i pandehur fuçia arrestohet besnik fucia besnik fucia merret i pandehur fuçia

Sondazh

Poll