Aktualitet

Aksidentohet çifti zviceran në Burrel, dëmtime të shtyllës kurrizore pas përplasjes me motor (Foto+VD)

13 Shtator 2019, 10:10 Nga DOSJA
Aksidentohet çifti zviceran në Burrel, dëmtime të

BURREl- Një çift turistësh zviceranë është aksidentuar në Bushkash të Burrelit teksa ishin duke udhëtuar me motor.  Turistët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Burrelit ku po marrin trajtim mjekësor. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti është në gjendje të rëndë, pasi kanë pësuar dëmtime të forta të shtyllës kurrizore.

 

 

Dosja.al ka mësuar identitetin e njërit prej tyre. Gruaja quhet Helga Liebrand Kalbrematten, 64- vjeçe.

Ende nuk dihet shkaqet e përplasjes, por dyshohet se lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara nga motori ku po udhëtonte çifti. Ata ishin nisur nga Tirana drejt Burrelit me motor, ndërkohë që janë transportuar në spital nga turistët e tjerë që ndodheshin me ta. Pritet që dy turistët të transportohen drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët aksidentohen në Shqipëri. Ky është i disati aksident brenda një periudhe të shkurtër kohore. Më herët, në Gjirokastër, Korçë, janë aksidentuar të tjerë turistë, për shkak të shpejtësisë apo konsumit të alkoolit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen turistet zvicerane helga liebrand kalbrematten aksidentohen turistet zvicerane helga liebrand kalbrematten

Sondazh

Poll