Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë, Prokuroria: Çështja të kalojë tek Krimet e Rënda

13 Shtator 2019, 13:11 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë, Prokuroria:

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë.

Sot është zhvilluar seanca e radhës për Haxhinë, por akzua ka argumentuar se vepra penale për të cilën ai po rigjykohet është kompetencë e Krimeve të Rënda.

Seancë e sotme është shtyrë dhe mësohet se e radhës do të zhvillohet në  20 shtator, pasi avokatët të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë, ndërsa vetë Izet Haxhija ishte dakord me prokurorinë që çështja të kalojë te Krimet e Rënda.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Që prej rikthimit të tij deri tani gjyqi është shtyrë disa herë, kjo çështje ende nuk gjetur dritën e gjykimit. Nga ana tjetër Haxhia duket në një pozicion të vështrië, pasi ka ndërruar disa herë avokatin dhe kërkon gjykim sa më të shpejtë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja hajdari gjyqi kunder iizet haxhise izet haxhia rigjykohet izet haxhia dosja hajdari gjyqi kunder iizet haxhise izet haxhia rigjykohet izet haxhia

Sondazh

Poll