Aktualitet

Dhunuan hallën për pronën, pranga dy vëllezërve në Fier

13 Shtator 2019, 12:29 Nga DOSJA
Dhunuan hallën për pronën, pranga dy vëllezërve në

FIER- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen se kanë dhunuar hallën e tyre, Policia sqaron se konflikti ka lindur për motive pronësie.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit, janë shtetasit me iniciale: M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B., 45 vjeçe e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezer fier sherr per pronen vellezerit dhunojne hallen arrestohen dy vellezer fier sherr per pronen vellezerit dhunojne hallen

Sondazh

Poll