Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën e tensionit të lartë, humb jetën shoferi në Theth

13 Shtator 2019, 13:45 Nga DOSJA
Bie në kontakt me rrymën e tensionit të lartë, humb

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Theth, ku një shofer ka humbur jetën pas kontaktit me energjinë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se viktima ishte duke shkarkuar tulla nga mjeti i tij dhe ka rënë në kontakt me energjinë.

Ai gabimisht ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke humbur jetën menjëherë. Mësohet se viktima është Arjan Curri, 32-vjeç.

“Më datë 13.09.2019, ora 15:40, në qendër të fshatit Theth, Shkodër, duke punuar me një mjet vetshkarkues ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen shtetasi A. C. 32 vjeç, banues në lagjen Mark Lula, Shkodër. Në vendngjarje është nisur menjëherë grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, shton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet energjia elektrike tensioni i larte vdes shoferi energjia elektrike tensioni i larte vdes shoferi

Sondazh

Poll