Sport

Gerard Pique një ‘Don Zhuan’! A ka qenë ai i pabesë edhe ndaj Clara Chías? Paparazzi e lidh atë me një femër tjetër të re…

Kanë dalë zëra për një ndarje të mundshme mes Clara Chía dhe Gerard Pique

18 Janar 2023, 14:43 Nga DOSJA

Gerard Pique një ‘Don Zhuan’! A ka qenë ai i pabesë

SPANJE - Pas bujës së shkaktuar nga BZRP Music Sessions #53, realizuar nga Bizarrap dhe Shakira, në të cilën këngëtarja hodhi shigjeta drejt Gerard Piqué dhe të dashurës së tij të re, Clara Chía, ish-futbollisti është ende në buzët e të gjithëve.

Dhe pikërisht, edhe pse duket se pronari i Kosmos është shumë i dashuruar pas 23-vjeçares, ka dalë një version se ai mund të ketë një vajzë të re në sy. A ka qenë Pique i pabesë edhe ndaj Clara Chías?

Paparazzi Jordi Martin, i cili ndoqi Shakirën dhe Piquen gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare dhe që dha disa ekskluzivitete pas ndarjes së tyre, bëri një postim në Instagram që vë në pikëpyetje besnikërinë e ish-mbrojtësit katalan me ​​Clara Chía.

Në një prej storjeve të tij, gazetari ka postuar imazhin e llogarisë së një të reje tërheqëse në Instagram dhe ka shkruar: "A e njeh këtë, Gerard? Atëherë mos u habisni që Shakira hedh gjithë botën mbi ty".

Gerard Pique një ‘Don Zhuan’! A ka qenë ai i pabesë

E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjet, ajo është nga Barcelona dhe ka një diplomë master në të drejtën penale ekonomike dhe përputhshmërinë e korporatave. Ajo zakonisht ndan foto nga udhëtimet që bën, si dhe disa imazhe duke shijuar diellin me bikini.

Gerard Pique një ‘Don Zhuan’! A ka qenë ai i pabesë

Gerard Pique një ‘Don Zhuan’! A ka qenë ai i pabesë

Kënga e Shakirës dhe Bizarrap ka ndikuar që çifti të distancohet

Disa media kanë theksuar se Clara Chía është distancuar nga Piqué, pasi kënga i kishte shkaktuar kriza emocionale. Më parë kishte zëra se çifti nuk po kalonte momentin më të mirë dhe se kishin pasur disa kriza.

Pak ditë më parë edhe Jordi Martín, ka lënë një mesazh të fortë për Piqué në llogarinë e tij në Twitter. Martín, një nga kritikët më të fortë ndaj ish-mbrojtësit të skuadrës spanjole, nuk i ka kursyer fjalët dhe i ka kushtuar një mesazh të fortë ish-it të Shakirës.

"Shumë njerëz të mbështesin Gerard Piqué, por unë ende mendoj atë që parashikova 12 vjet më parë. Se kjo marrëdhënie ishte shumë e madhe për ty, se kishe një kompleks inferioriteti me Shakirën. U ndjeve i vogël pranë saj. Të duhej një 23-vjeçare, vajzë që do ta falenderoja. Je i papjekur ... Ke qenë, je dhe do të jesh gjithmonë mediokër".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll