Aktualitet

VIDEO- Shmanget tragjedia/ Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi.

18 Janar 2023, 15:36 Nga A.B
VIDEO- Shmanget tragjedia/ Përroi bllokon makinën, banorët e
Makina

LEZHË- Një tragjedi është shmangur sot në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë. Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi. Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit.

shpetohet familja ne lezhe

Sondazh

Poll