Sport

Luis Suarez shënon 3 gola, në debutimin e tij me Gremion në Brazil…

Ky ishte trisi i parë i Suarezit në minutat e para, që kur ai përçau Norwich Cityn në Anfield në sezonin e tij të mrekullueshëm 2013/14.

18 Janar 2023, 10:25 Nga DOSJA
Luis Suarez shënon 3 gola, në debutimin e tij me Gremion në

BRAZIL - Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Barcelonës, Luis Suarez shënoi një trigolësh në 38-minutshin e debutimit të tij për klubin e ri Gremio.

Suarez ishte një lojtar i lirë në verë, para se të kthehej në klubin e fëmijërisë Nacional për një vit në vendlindjen e tij Uruguaji. Ai shënoi tetë herë në 14 ndeshje të ligës për të ndihmuar Nacional të bëhej kampion i Primera Division uruguajan.

Por ai shkoi në Kupën e Botës pa një klub, përpara se të nënshkruante një marrëveshje dyvjeçare me Gremio më 31 dhjetor. Suarez bëri paraqitjen e tij të parë si zëvendësues në një fitore 4-1 kundër Sao Luiz mbrëmë dhe nuk zhgënjeu.

Atij iu bë një pritje e zhurmshme në fillim të kësaj jave, kur 30.000 tifozë dolën për prezantimin e tij zyrtar dhe Suarez e nisi serinë e golave vetëm 5 minuta pas aktivizimi. Ky ishte trigolëshi i parë i Suarezit në minutat e para që kur ai përçau Norwich Cityn në Anfield në sezonin e tij të mrekullueshëm 2013/14.

Skuadra e Porto Alegre shënoi të katër golat në pjesën e parë për të ngritur titullin e Superkupës së Recopa Gaucha. Suarez, tani 35 vjeç, shënoi trigolëshin e tij të 30-të, por të parin në debutimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll