Sport

Futbolli në prag të revolucionit! IFAB pritet do të propozojë ndryshimin e rregulloreve...

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ thekson se një nga ndryshimet kryesore lidhet me kohën efektive të lojës dhe minutat shtesë…

17 Janar 2023, 20:15 Nga DOSJA
Futbolli në prag të revolucionit! IFAB pritet do të

ANGLI - Bordi Ndërkombëtar (IFAB), organi që vendos dhe miraton ligjet e futbollit, do të propozojë disa rregulla të reja në një takim të planifikuar për të mërkurën në Wembley.

Informacioni bëhet i ditur nga gazeta britanike ‘The Telegraph’, e cila thekson se një nga ndryshimet lidhet me kohën efektive të lojës dhe minutat shtesë, që do të çojë në krijimin një ore, e cila do të ndalojë sa herë që loja ndërpritet.

Në tavolinën e propozimeve do të jenë edhe masa të tjera, si për shembull gjyqtarët që nuk t‘i lejojnë portierët të mbajnë topin në duar për më shumë se gjashtë sekonda, një rregull që tashmë ekziston, por që rrallëherë respektohet.

I njëjti burim flet edhe për zëvendësime të përkohshme të lojtarëve në rast tronditjeje, të cilat do të kishin si objektiv, që ekipet mjekësore të kenë më shumë kohë për të ndihmuar lojtarët dhe për të kuptuar nëse ata janë në gjendje të kthehen në fushën e lojës apo jo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll