Sport

"Nëse doni para, shkoni me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite"...

Lothar Matthaus, ish-ylli i kombëtares gjermane dhe i konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të ri.

17 Janar 2023, 20:29 Nga DOSJA
"Nëse doni para, shkoni me Cristiano Ronaldon në Arabinë

GJERMANI - Youssoufa Moukoko mbetet pa rinovuar me Borussia Dortmundin, me të cilën ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit. Lothar Matthaus, ish-ylli i kombëtares gjermane dhe Bayern Munich, kampion i Europës (1980) dhe i Botës (1990) për Mannschaft dhe i konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të ri.

“Nëse gjëja më e rëndësishme që ai dëshiron janë paratë, unë rekomandoj që ai të shkojë me Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. Sigurisht, ai mund të ketë sukses në klube të tjera, por rreziku për të mbetur në vend pas një kohe të shkurtër, mund ta shkatërrojë karrierën e tij. Cili është problemi, të luajë edhe një vit apo dy në një nga klubet më të mira në Bundesligën? Unë mendoj se po”.

Në moshën 18-vjeçare, Moukoko është tashmë një lojtar i kombëtares dhe madje ishte pjesë e skuadrës së Gjermanisë për Kupën e Botës në Katar. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm në Borussia Dortmund, një klub me të cilin kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. Ndaj ai është vendosur në shënjestrën e shumë peshkaqenëve në futbollin evropian. Këtë sezon ai ka gjashtë gola dhe pesë asistime në 22 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll