Sport

Sulmuesi holandez jashtë planeve të Xavit, Barcelona i vendos çmimin Memphis Depay

Gazeta Marca zbulon se klubi katalanas është i gatshëm të heqë dorë nga holandezi, nëse ndonjë klub paraqet një propozim prej 7 milionë eurosh.

17 Janar 2023, 20:00 Nga DOSJA
Sulmuesi holandez jashtë planeve të Xavit, Barcelona i vendos

SPANJE - Barcelona është e interesuar të shesë holandezin Memphis Depay në merkaton e dimrit, pasi sulmuesi është në fund të kontratës dhe do të jetë shansi i fundit për të pasur një kthim financiar me lojtarin.

Gazeta Marca zbulon se Barcelona është e gatshme të heqë dorë nga holandezi, nëse ndonjë klub paraqet një propozim prej 7 milionë eurosh. Është e qartë se kjo vlerë është e ulët për shkak të situatës në të cilën ndodhet sulmuesi, i cili është i lirë në fund të sezonit.

Largimi i Memphis Depay nga ‘blaugranët’ do të ndihmojë gjithashtu për të rinovuar kontratat e Gavi, Baldé dhe Ronald Araújo, sepse rroga e lartë që merr sulmuesi mund të përdoret për të përmirësuar kushtet e lojtarëve, që Barça dëshiron t’i ketë për një kohë të gjatë.

Holandezi ka qenë i lidhur me shumë klube, përkatësisht Atlético Madrid, Inter, Manchester United, ndër të tjera. Gjithsesi, katalanasit janë në pritje të një oferte për Depay, i cili nuk është në planet e trajnerit Xavi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll