Sport

Mbyllet ankandi 'i çmendur'! Manjati saudit paguan 2.4 milionë euro për biletën VIP, të miqësores së Messit kundër Ronaldos…

Mushref al-Ghamdi, një manjat i pasur saudit i pasurive të patundshme, bleu një vend për takimin mes PSG-së dhe një seleksioni të lojtarëve më të mirë nga klubet saudite të Al-Nassr dhe Al-Hilal, për 2.4 milionë euro në ankand.

18 Janar 2023, 09:39 Nga DOSJA
Mbyllet ankandi 'i çmendur'! Manjati saudit paguan 2.4

ARABIA SAUDITE - Janë shitur biletat për takimin mes PSG-së kundër një seleksioni të përbërë nga lojtarët më të mirë nga skuadrat saudite të Al-Nassr, klubi i ri i Cristiano Ronaldos dhe Al-Hilal. 

Për të vënë në pah këtë ndeshje miqësore, Turki al-Sheikh, këshilltar i Oborrit Mbretëror dhe kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit Saudit, kishte hapur një ankand. Një biletë për miqësoren me përfitime VIP, ishte dukshëm e lakmuar për t'u rrëmbyer. Oferta filloi me 1 milion rijalë sauditë (245.000 euro), për të përfunduar me 10 milion rijalë (2.4 milion euro). 

Fatlumi që bëri ofertën të pakonkurrueshme, ishte Mushref al-Ghamdi, një gjigant imobiliar në Arabinë Saudite. ‘Pronari’ i biletës VIP do të ketë disa benefice, midis të cilave do të takojë edhe futbollistët. Për t’u kujtuar, kjo është me siguri edhe përballja e fundit mes dy gjigantëve të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll