Sport

“Prindërit e mi morën kërcënime me vdekje”, ish-presidenti i Barcelonës tregon të vërtetën e shkaqeve të dorëheqjes…

Shumë njerëz menduan se dorëheqja e tij kishte të bënte me “çështjen Neymar”, kur futbollisti u përball me akuza për korrupsion, por Rosell e ka sqaruar arsyen e vërtetë për TV3.

17 Janar 2023, 21:37 Nga DOSJA

“Prindërit e mi morën kërcënime me vdekje”,

SPANJE - Gjatë kohës së tij si president, Sandro Rosell mbikëqyri një periudhë të frytshme te Barcelona. U bënë nënshkrime të mëdha si Neymar dhe Cesc Fabregas, si dhe skuadra fitoi nëntë trofe të mëdhenj, të cilët përfshinin dy kurora të La Ligës dhe një Champions League.

Duke qenë në klub që nga viti 2003, Rosell u emërua president në vitin 2010. Ai ishte në krye deri në vitin 2014, kur dha dorëheqjen. Shumë njerëz menduan se dorëheqja e tij kishte të bënte me “çështjen Neymar”, kur futbollisti u përball me akuza për korrupsion, por Rosell sqaroi arsyen e vërtetë për TV3.

“Prindërit e mi morën kërcënime me vdekje”,

“Unë pushova së qeni president i Barcelonës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje, që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata morën telefonata dhe letra anonime. Ishte shumë e fortë, e tmerrshme.

Ne i denoncuam ato te Mossos, por nuk kishte asnjë mënyrë për t’i zbuluar se kush ishte pas tyre. Për të thyer këtë dinamikë familjare, e cila ishte një vuajtje e vazhdueshme, vendosa të largohem nga klubi”.

Sandro Rosell thuhet se do të jetë në garë për kryebashkiak të Barcelonës, por ai e ka konfirmuar vetë se fjalët që thuhen nuk janë të vërteta dhe ai nuk do të garojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll