Sport

Njeriu më i pasur i Anglisë dëshiron të blejë Manchester United...

Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.

17 Janar 2023, 19:04 Nga DOSJA
Njeriu më i pasur i Anglisë dëshiron të blejë

ANGLI - Sir Jim Ratcliffe ka hyrë në garë për të blerë Manchester United. Klubi i ‘Old Trafford’ u nxorr në shitje nga familja Glazers në nëntor. ‘The Times’ siguron që Ratcliffe dëshiron të marrë komandën e ‘Djajve të Kuq’. “Kemi hyrë zyrtarisht në proces”,- garanton një zëdhënës i biznesmenit.

Megjithatë, Jim Ratcliffe nuk do të jetë i vetëm në këtë garë, pasi për klubin anglez do të interesohen edhe biznesmenë nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Azia. Ofertat formale pritet të mbërrijnë në fillim të shkurtit dhe synimi do të jetë që ndryshimi i pronësisë të bëhet në fund të sezonit aktual.

Familja Glazers kërkon një shumë mbi pesë miliardë paund (5.7 miliardë euro). Ratcliffe, një tifoz i përjetshëm i Manchester United, kishte shfaqur interes për klubin që nga vera e kaluar. Pasuria e tij vlerësohet në rreth 15 miliardë paund (17 miliardë euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll