Sport

Ja milionat që do të fitojë PSG, gjatë turnet arab dhe miqësores me Cristiano Ronaldon

Klubit francez nesër niset për në Katar dhe Arabinë Saudite, për të përmbushur angazhimet tregtare; do të zhvillojë edhe një miqësore në Riad.

17 Janar 2023, 18:50 Nga DOSJA
Ja milionat që do të fitojë PSG, gjatë turnet arab dhe

FRANCE - Skuadra e Paris Saint-Germain niset këtë të martë për në Katar, ku do të kalojë një periudhë të shkurtër ndërsezonale në Gjirin Persik. Sipas transmetuesit “RMC Sport”, klubi francez me këtë udhëtim do të fitojë 15 milionë euro.

Të mërkurën, një sërë aksionesh komerciale që përfshijnë lojtarët e PSG-së janë planifikuar, në Doha, për të takuar sponsorët e klubit.

Të enjten, Paris Saint-Germain do të luajë një miqësore në Arabinë Saudite kundër një selesioni të Al-Hilal dhe Al-Nassr, ku do të luajë tani Cristiano Ronaldo. Ylli portugez do të jetë kapiteni i kësaj skuadre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll