16 Janar 2023, 22:31
Nga k.m.
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith ka bërë me dije se procesi i marrjes së vizave për emigrantët do të lehtësohet. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Top Story", ambasadori King-Smith u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos shkojnë ilegalisht në Angli. Ai është shprehur se të gjithë ata që janë të vendosur të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkojnë në mënyrë ligjore, pasi për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë.
PJESË NGA INTERVISTA:
TOP CHANNEL: Tani le te flasim për motivacionin, përtej dënimeve. A ka ndonje mundesi qe procedurat e vizave, pra për të marrë një vizen per ne MB, te jenë le te themi më të lehta, me normale dhe me të aksesueshme për qytetarët shqiptarë?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit” do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë.
TOP CHANNEL: Ky është një projekt 10 milionë euro apo paund, apo jo?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Në fakt është 8.4 milionë pound, për tre vite e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.
Top Channel: Pra është fokusuar në Kukës, për momentin.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë të cilat nuk k apse të kryhen detyrimisht nga një vend I caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra?
TOP CHANNEL: Pra të trajnohen njerëzit atje që të mund të kenë akses në tregun e teknologjisë, IT, e të tjerë.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri.
TOP CHANNEL: Ky projekt menaxhohet nga Qeveria e Shqipërisë?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sigurisht, projektet e mëdha që ne i hartojmë me qeveritë, por jo. Ky project i është kontraktuar disa organizatave. Kontraktori ynë kryesor është Sëiss Contact dhe ata punojnë edhe me partnerë të tjerë shqiptarë. Ne duam që kjo të jetë një nxitje e mirëfilltë ekonomike.
TOP CHANNEL: Pra kryesisht menaxhohet nga organizata ndërkombëtare?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por kuptohet që projektet diskutohen edhe me bashkitë, me qeverinë dhe me partnerët që mund të japin një kontribut. Kështu për shembull, ne mund të inkurajojmë që të ketë më shumë aftësim dnë bujqësi apo turizëm, por grantet për agroturizmin i jep Ministria e Bujqësisë. Kjo është dicka që mund të shtrihet për rajonin e Kukesit. Pra, kjo është qasja që ne duam ta kemi, të punojnë në partneritet.
alastair king-smith
Politike
16 Janar 2023, 22:28
k.m.
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith ka folur për emigrant&e...
Politike
16 Janar 2023, 22:14
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar notën verbale që Shqipëria i dha ambasadorit brit...
Politike
16 Janar 2023, 22:08
Meta për Reformën në Drejtësi: Ça të bëjnë edhe ata tani, duan inkurajim, duan të nxisin situatën
...
Politike
16 Janar 2023, 21:56
k.m.
Blendi Fevziu dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu thotë se nuk e ka aftësinë për të shpjeguar Enkelejd Alib...
Politike
16 Janar 2023, 21:44
k.m.
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përj...
Politike
16 Janar 2023, 21:41
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës, të pakt&e...
Politike
16 Janar 2023, 21:30
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi prapaskenat e largimit të Agron Çelës nga Partia e Li...
Politike
16 Janar 2023, 21:29
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për thirrjen e bërë ditën e sotme nga ish-kryemi...
Politike
16 Janar 2023, 21:24
A.B
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith deklaron se Qeveria britanike nuk ka për synim që...
Politike
16 Janar 2023, 21:17
A.B
Blendi Fevziu dhe Edi Rama
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu deklaron se kryeministri Edi Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet....