Politike

Meta nxjerr PRAPASKENAT: Para 3 javësh e takova Agron Çelajn, kaluam shumë mirë, por s'kemi humbur ndonjë gjë

Ilir Meta komentoi largimin e Agron Çelës drejt Partisë Socialiste duke e cilësuar atë vetëm një numër më pak që nuk ndikon në garën për Shkodrën.

16 Janar 2023, 21:30 Nga k.m.
Meta nxjerr PRAPASKENAT: Para 3 javësh e takova Agron Çelajn, kaluam
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi prapaskenat e largimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë. Në një intervistë të emisionit "Quo Vadis", Meta komentoi largimin e Agron Çelës drejt Partisë Socialiste duke e cilësuar atë vetëm një numër më pak që nuk ndikon në garën për Shkodrën.

"Nuk kam pasur komunikim. Kemi qenë para 3 javësh në Shkodër, kemi kaluar shumë mirë. është e drejta e tij, nuk kam asnjë koment. Kemi humbur një numër, por nuk kemi humbur një deputet opozitar. Nuk ka folur dhe nuk ka votuar asnjëherë kundër qeverisë. Nuk e dëmton kjo lëvizje sepse Shkodra është më e ndjeshme dhe e përgjegjshme se çdo qytet tjetër në Shqipëri,"-tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll