Politike

'S'mund të them se është autokrat'/ Fevziu: Rama kontrollon të gjithë pushtetet, s'mendoj se dominon opozitën

Fevziu deklaroi se Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet, por shtoi se nuk mund ta quajë atë një autokrat. 

16 Janar 2023, 21:17 Nga A.B
'S'mund të them se është autokrat'/ Fevziu: Rama
Blendi Fevziu dhe Edi Rama

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu deklaron se kryeministri Edi Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet. Teksa ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai shtoi se nuk mund ta quajë Ramën një autokrat. 

"Mendova se Rama do ta kishte të vështirë, por opozita ia ka bërë të thjeshtë! Jemi në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Është politikë e personalizuar, që pas ndryshimeve të 2008. Rama, mendohej se do të ishte mandati më i vështirë, por po kalon më lehtë, për shkak të problematikave dhe kaosit të brendshme të opozitës. Mazhoranca qeveris nëpërmjet njerëzve kryesisht jo politikë. Ministrat janë pa ndonjë personalitet. Rama ka një qetësi edhe në ato institucione që pati probleme, siç ishte presidenca. Rama kontrollon për momentin të gjithë pushtetet. Fjala autokrat është fjalë shumë e madhe dhe nuk dua të hyj aty. Edi Rama ka nën kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike. Nuk mendoj se dominon opozitën.

Për drejtësinë nuk di të them, është më e koklavitur, sepse te drejtësia kanë dorë edhe ndërkombëtarët. Nuk është aq e lehtë sa duket. Për mua, drejtësinë do ta kishte më kollaj pa reformën në drejtësi", tha Fevziu.

blendi fevziu edi rama

Sondazh

Poll