Politike

Nota verbale ndaj Britanisë/ Meta: Qeveria shqiptare duhet të gjejë përgjegjësitë te vetja!

Meta thotë se qeveria shqiptare duhet të shohë më parë përgjegjësitë tek vetja e saj.

16 Janar 2023, 22:14 Nga k.m.
Nota verbale ndaj Britanisë/ Meta: Qeveria shqiptare duhet të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar notën verbale që Shqipëria i dha ambasadorit britanik, Alastair King-Smith për deklaratat kundër emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për emisionin "Quo Vadis", Meta thotë se qeveria shqiptare duhet të shohë më parë përgjegjësitë tek vetja e saj.

"Mendoj që është shumë më e rëndësishme që qeveria shqiptare të gjejë përgjegjësitë e saj për këtë largim që u bën të rinjve të saj. Është shumë e lehtë të bëjë përgjegjëse Francën apo Britaninë. Nëse kjo është bërë çështje në Britani nga ministrat për politikë, sërish duhet gjetur përgjegjësia këtu se pse diskutohet për shqiptarët. Nuk ka të bëjë me një ndjenjë e cila ka një lloj diskriminimi ndaj shqiptarëve. Është kthyer në një problem çështja e emigrtantëve tanë për shkak të numrit në rritje, është e pakrahasueshme. Këtë duhet të shohë qeveria e Shqipërisë,"-tha Meta.

 

ilir meta

Sondazh

Poll