Politike

Protestë nga opozita? Meta: Berisha s'ka nevojë të konsultohet me ne

Ilir Meta u shpreh në Vizion Plus se protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën ndërsa shtoi se PD nuk ka nevojë të konsultohet me PL për çdo protestë kundër qeverisë.

16 Janar 2023, 21:29 Nga k.m.
Protestë nga opozita? Meta: Berisha s'ka nevojë të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për thirrjen e bërë ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha për protestën e radhës kundër qeverisë. Në një intervistë për emisinin "Quo Vadis", Meta u shpreh se protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën ndërsa shtoi se PD nuk ka nevojë të konsultohet me PL për çdo protestë kundër qeverisë.

“Protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën. Nuk ka asnjë arsye të konsultohet me ne për çdo protestë ndaj qeverisë. Opozita nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për dhunë. Është qeveria që dhunon çdo ditë qytetarët shqiptarë. Është ajo përgjegjësja e gjithë kësaj dhune që shohin qytetarët e Shqipërisë. Kemi thënë që Shqipëria ka nevojë për protesta të vazhdueshme. Nuk ka asnjë arsye që të konsultohet me ne për asnjë protestë ndaj qeverisë. I përjashtoj aktet e dhunës në protesta? Opozita nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për dhunë, është qeveria që dhunon kushtetutën, ligjin. Është ajo përgjegjëse për të gjithë dhunën,”- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll