Politike

"14 maji", Meta: E kemi të sigurt fitoren në Tiranë, por edhe në Durrës e Elbasan, po merrem vetë

Tirana, Elbasani dhe Durrësi sipas Metës do të kenë fitore të sigurt, pasi shtoi se po merret edhe vetë.

16 Janar 2023, 21:41 Nga k.m.
"14 maji", Meta: E kemi të sigurt fitoren në Tiranë,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e opozitës, të paktën në tre bashkitë kryesore. Tirana, Elbasani dhe Durrësi sipas Metës do të kenë fitore të sigurt, pasi shtoi se po merret edhe vetë.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Meta: Nuk e besoj se opozita nuk është gati. Opozita ka dalë me kandiadatët e saj. Duhet të ketë ritme më të lartë organizimi dhe koordinimi për ballafaqimin me çdo tentativë të mazhorancës dhe këtij shteti mafioz për të cenuar votën e qytetarëve. Qëllimi ynë nuk është për të marrë disa bashki më shumë apo më pak. Qëllimi ynë është të kthejmë llogaridhënien në nivel vendor. Fitorja e opozitës në pushtetin lokal. Edhe marrëveshjen që kemi bërë me PD, kemi një angazhim të veçantë, për këshillat bashkiak. Kemi qëllime më të mëdha se sa morëm një bashki më shumë apo më pak.

Pyetje: A ishte Belind Këlliçi në primaret e PD-së për Tiranën?

Meta: S’kemi pasur preferencë të veçantë individuale. Nuk shoh asnjë skenar tjetër përveç fitores. Padyshim që mundësitë dhe potenciali është në të gjithë vendet. Kemi super kandidatë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Janë ata që identifikohen me ndryshimin. Me integritet të lartë, figura qytetare. Krejt ndryshe nga modeli arrogant i aktualëve.

Pyetje: Opozita sa mandate të sigurta ka?

Meta: Nuk them asnjë shifër të sigurt por me bindje them që opozita do fitojë. E kemi të sigurtë fitoren në Tiranë. Nuk shoh asnjë skenar tjetër veç fitores, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës dhe Elbasan. I njoh dhe jam përqëndruar edhe vetë. Mundësitë janë për një fitore sa më bindëse. Kandidatët janë super kandidatë. Janë pikërisht ata që identifikohen me ndryshimin, janë të gjithë figura të reja dhe me integritet të lartë. Krejt ndryshe nga modeli arrogant dhe përjashtues i aktualëve.

ilir meta

Sondazh

Poll