Sport

Shkarkohet Davide Nicola, trajneri i Salernitanas nuk mund t'i rezistonte humbjes 8-2!...

Skuadra nga Salerno renditet e 16-ta, me 18 pikë nga 18 ndeshje, duke e vënë në dyshim qëndrimin në Seria A.

16 Janar 2023, 17:47 Nga DOSJA
Shkarkohet Davide Nicola, trajneri i Salernitanas nuk mund t'i rezistonte

ITALI - Trajneri Davide Nicola u shkarkua nga Salernitana, pas humbjes 2-8 ndaj Atalantës. Ishte ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore, e fundit ishte më 30 tetor, 3-1 kundër Lazios.

Tekniku Nicola e kishte marrë ekipin në shkurt të vitit të kaluar, kur ekipi ishte i fundit, pasi kishte arritur të mbijetonte në Seria A. Salernitana tani renditet e 16-ta, me 18 pikë nga 18 ndeshje, duke e vënë në dyshim qëndrimin në futbollin elitar italian.

“Klubi falënderon trajnerin për pasionin dhe përkushtimin e tij, për arritjen e objektivit historik për të mbetur në Serie A, duke i uruar më të mirat në vazhdimësinë e karrierës së tij”,- thuhet në një deklaratë të Salernitanas.

Largimi i Davide Nicola është i gjashti në Serie A, pasi edhe Bologna, Monza, Sampdoria, Verona dhe Cremonese, gjatë fazes së parë kanë shkarkuar trajnerët e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll