Bota

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut vizitë në Kiev: Po vizitojmë zonat e prekura

Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo është vizita e parë e punës së tij në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

16 Janar 2023, 16:18 Nga a.l
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut
Bujar Osmani

UKRAINË-  Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës. Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo është vizita e parë e punës së tij në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren. Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës”, ka shkruar ai.

lufta ne ukraine bujar osmani

Sondazh

Poll