Bota

Përfundon ceremonia mortore/ Përcillet në banesë të fundit ish-Mbreti i Greqisë

Autokolona që transportoi trupin e ish-mbretit në rezidencën e tij të fundit, mbërriti në Tatoi, nën masa drakoniane sigurie , pak pas orës 15:00, ndërsa një turmë njerëzish priste në hyrje të pronave të Tatoit.

16 Janar 2023, 15:20 Nga DOSJA
Përfundon ceremonia mortore/ Përcillet në banesë të
Arkmorti

GREQI- Ish-mbreti Konstandin u dërgua në rezidencën e tij të fundit në Tatoi para orës 16:00 pasdite të së hënës. Më herët trupi i tij mbërriti në Tatoi i shoqëruar nga 107 automjete , për t'u bërë trizazhi dhe më pas varrimi i tij, pranë të parëve, sipas dëshirës së tij.  Autokolona që transportoi trupin e ish-mbretit në rezidencën e tij të fundit, mbërriti në Tatoi, nën masa drakoniane sigurie , pak pas orës 15:00, ndërsa një turmë njerëzish priste në hyrje të pronave të Tatoit.

Më pas, në varrezat e Anastasias u mbajt një trizazh , ku në arkivol u vendos flamuri me stemën mbretërore. Në përfundim të trisazhit, arkivoli u hoq nga tempulli mbi supet e djemve dhe nipërve të të ndjerit, emocioni i të cilëve ishte i dukshëm, për t'u varrosur pranë varreve të të parëve të tij.

 

Sondazh

Poll