Bota

Stuhia 'Gérard' pushton Francën/ 90,000 shtëpi ngelen pa energji elektrike, pezullohet udhëtimi me tren

Prefekturat e 22 departamenteve paralajmëruan përkeqësim të kushteve atmosferike në orët në vijim dhe i kërkuan popullatës që të pezullojnë udhëtimet.

16 Janar 2023, 15:40 Nga a.l
Stuhia 'Gérard' pushton Francën/ 90,000 shtëpi ngelen
Stuhi në Francë

FRANCË- Stuhia dimërore Gerard goditi veriperëndimin e Francës, duke lënë 90,000 familje pa energji elektrike, ndërsa trafiku hekurudhor u anulua. Mediat vendase raportojnë se, prefekturat e 22 departamenteve paralajmëruan përkeqësim të kushteve atmosferike në orët në vijim dhe i kërkuan popullatës që të pezullojnë udhëtimet.

Në një njoftim për shtyp nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, thuhet se ende nuk është përcaktuar saktësisht vendndodhja dhe intensiteti i ndikimeve më të forta të stuhisë./ Dosja.al

mot i keq ne france

Sondazh

Poll