Aktualitet

"Gjeni, ndaloni shqiptarët"/ MEPJ reagon e revoltuar pas deklaratës së ministrit britanik: Ka hapur sezonin e gjuetisë e linçimit të tyre

Xhaçka e konsideron një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët.

14 Janar 2023, 21:14 Nga F.M
"Gjeni, ndaloni shqiptarët"/ MEPJ reagon e revoltuar pas
Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë ka reaguar e revoltuar pas deklaratës së bërë nga ministri britanik, Robert Jenrick, i cili përmes një videoje bënte thirrje për ndalimin e shqiptarëve. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Olta Xhaçka shkruan se është tronditur kur ka dëgjuar këto fjalë të dalin nga goja e një ministri vetëm për të fituar disa vota. Xhaçka e konsideron një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët.

Postimi i ministres Xhaçka:

Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. "Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin"! Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë ???????? dhe atij të Britanisë së Madhe  ???????? ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë,ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.  Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!

Çfarë tha Jenrick?

Ministri britanik Robert Jenrick është shprehur i entuziasmuar që skuadrat e policisë së Britanisë së Madhe po punojnë në dëbimin e shqiptarëve, qoftë atyre që kanë hyrë në mënyrë ilegale në vend, por edhe atyre që janë në burg pasi janë dënuar për vepra të ndryshme penale. Në një video të postuar në rrjetet sociale një ditë më parë, ai dëgjohet të thotë se skuadrat po punojnë për të gjetur e për të ndaluar shqiptarët, në mënyrë që të gjithë të nisen me avion drejt Tiranë. Sipas Jenrick, kjo është vetëm një pjesë e planit për të pasur një komunitet të sigurtë dhe për të rivendosur drejtësi.

olta xhacka robert jenrick shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll