Sport

Klopp kërkon falje, ‘nuk mund të kujtojë një lojë më të keqe’ se ajo ndaj Brighton...

Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, u kërkon falje tifozëve për lojën dhe rezultatin e pasdites të së shtunës në Brighton (0-3), e cila ishte performanca më të keqe e ‘Reds’ që nga Bashkimi i tij me klubin në 2015…

15 Janar 2023, 07:26 Nga DOSJA
Klopp kërkon falje, ‘nuk mund të kujtojë një lojë

ANGLI - Në krye të Liverpoolit që nga viti 2015, Jürgen Klopp u kërkoi falje tifozëve pas disfatës së ‘Reds’, në fushën e Brighton (0-3), pasditen e të shtunës në kuadër të ditës së 20-të të Premier League.

Tekniku gjerman u përpoq, por e Liverpool i tij e kishte të vështirë të rikuperohej pas shënimin të një dopiete të Solly March dhe një gol nga Danny Welbeck për Brighton. 

"E keqe. Shumë keq. Nuk mbaj mend një lojë më të keqe. Ishte një ekip shumë i organizuar kundër një ekipi jo shumë të organizuar”,- është shprehur ai pas ndeshjes, duke mos harruar t’u kërkojë falje edhe për performacën e e Liverpool.

Reds janë në vendin e tetë në renditjes, shtatë pikë larg nga vendi i 4-të, sinonim i kualifikimit në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll