Sport

VIDEO/ Egnatia-Erzeni ndajnë pikët, Teuta mposht Kastriotin dhe ‘lajmëron’ rikthimin…

Mbyllet java e 16-të. Egnatia dhe Erzeni barazojnë 1-1, ndërsa ‘Djemtë e Detit’ lenë fundin e renditjes, pas fitores 2-1 ndaj krutanëve

14 Janar 2023, 19:25 Nga DOSJA

VIDEO/ Egnatia-Erzeni ndajnë pikët, Teuta mposht Kastriotin dhe

TIRANE - Janë luajtur edhe dy ndeshjet mbyllëse të javës së 16-të të Abissnet Superiores. Në mesditë, në Rrogozhinë janë përballur Egnatia vendase dhe Erzeni i Shijakut , e cila u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll e qetë, me shumë pak raste, por e dyta ishte ajo që solli një katër gola radhazi brenda 12 minutash, dy prej të cilëve, nga për çdo skuadër u anulluan nga VAR.

Të parët në avantazh ishin vendësit e Egnatias (55’) me anë të brazilianit Xhekson që nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Por avantazhi zgjati vetëm tre minuta, kur Sadiki (61’) brenda zonës shënoi për Erzenin me një gjuajtje me kokë, duke fiksuar barazimin 1-1.

VIDEO/ Egnatia-Erzeni ndajnë pikët, Teuta mposht Kastriotin dhe

Ndërkohë, duke nisur nga ora 16:00, në ‘Niko Dovana’, Teuta ka mposhtur 2-0 Kastriotin. Golat për vendasit u realizuan nga L. Vila (45′) dhe Oshafi (66′).

 


Pas kësaj fitoreje, ‘Djemtë e detit’ përpos lanë poshtë vetes Kukësin, me 17 pikët e grumbulluara bënë edhe një paralajmërim: Teuta me gjasa është rikthyer… ndërkohë që Kastrioti renditet i shtati me 18 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll