Sport

Mediat argjentinase: Ky është vendimi i Leo Messit për të ardhmen e tij…

Kapiteni i kampionëve të Botës, Lionel Messi e ka marrë vendimin se ku do ta vazhdojë karrierën sportive...

14 Janar 2023, 21:04 Nga DOSJA
Mediat argjentinase: Ky është vendimi i Leo Messit për të

ARGJENTINE - Raportet mund të thonë se kanë mbetur vetëm formalitetet për rinovimin e tij me Paris Saint-Germain, por tani për tani, Lionel Messi është ende i lirë të diskutojë me cilindo ekip që dëshiron.

Megjithatë, sipas mediave nga Argjentina, ‘Pleshti’ tashmë ka marrë një vendim të madh. Sipas raportimeve nga vendlindja e superyllit 35-vjeçar, Messi nuk ka absolutisht asnjë qëllim të kthehet në Barcelonë, pasi të dy palët nuk e kanë diskutuar fare këtë mundësi.

Në thelb, tashmë Messit i ka mbetur vetëm të “vulos” qëndrimin e tij në Paris, pasi dihet se të dyja palët kanë përcaktuar gjithçka dhe presin vetëm të rregullohen detajet e fundit për ta zyrtarizuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll