Sport

“Gol i parregullt, ishte jashtë loje!” Pep ia faturon gjyqtarit humbjen e derbit…

Trajneri i Man.Cityt mendon se arbitri ishte shkaktar i humbjes ndaj Man.United

15 Janar 2023, 07:20 Nga DOSJA

“Gol i parregullt, ishte jashtë loje!” Pep ia faturon gjyqtarit

ANGLI - Derbin e Mançesterit e fitoi United, i cili mposhti Cityn me përmbysje dhe falë një goli të Bruno Fernandes, për të cilin polemika janë shtuar në Angli. Dhe debati filloi me Pep Guardiolën që pas ndeshjes:

"Rashford është jashtë loje nga ai veprim, Bruno Fernandes jo. Por Rashford ndërhyn në lojë dhe duke e bërë këtë, shpërqendroi portierin dhe mbrojtësit tanë. Nuk është një gol i rregullt, por ne e dimë se në çfarë stadiumi të vështirë kemi luajtur (Old Trafford) dhe se për gjyqtarin në një stadium si ai, është gjithmonë e vështirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll