Sport

Premier League/ Manchester United përmbys Manchester Cityn në ‘Old Trafford’

Këtë të shtunë, në kuadër të ditës së 20-të të Premierligës, Manchester United priti rivalin e tij Manchester City. Ndërsa ishin prapa në rezultat, ‘Djajtë e Kuq’ fituan (2-1) dhe u rikthyen me një pikë prapa kundërshtarëve të tyre të ditës në renditje.

14 Janar 2023, 19:00 Nga DOSJA
Premier League/ Manchester United përmbys Manchester Cityn në

ANGLI - Manchester United është një pretendent i besueshëm për titullin e Premier League. Ky është ndoshta mësimi kryesor i derbit befasues të Mançesterit, që u zhvillua këtë të shtunë në ‘Old Trafford’, në kuadër të javës së 20-të të Premier League, që në fund u fitua nga ‘Djajtë e Kuq’ (2-1) ndaj ‘Qytetarëve’. Falë këtij suksesi, skuadra e Ten Hag shkon në një pike prapa në renditjen e kundërshtarit të tyre të ditës.

Ata janë provizorisht të tretët në kampionatin anglez, përpara Newcastle që do të luajë të dielën kundër Fulham. Ky rezultat mund të jetë gjithashtu një operacion i mrekullueshëm për Arsenalin: nëse ‘Topçinjtë’ fitojnë të dielën ndaj Tottenham, ata tani do të ishin tetë pikë përpara Cityt.

Duke hyrë në lojë në të 57-ën, Jack Grealish shënoi në një nga topat e tij të parë, duke goditur me kokë një krosim të përsosur nga Kevin de Bruyne (60’). Më keq për Cityn, goli i barazimit të United, i diskutueshëm ndoshta nuk duhej të ishte dhënë, pasi në aksionin e përfunduar nga Bruno Fernandes, Marcus Rashford ishte jashtë loje dhe nuk e prek topin (79’).

Veçanërisht United, i shtyrë nga një publik inkandeshent, kishte meritën për të fituar më në fund, falë një goli të ri të Marcus Rashford, i 8-ti i tij në shtatë ndeshjet e fundit. Sulmuesi anglez u shkëput për të shtyrë nga afër një shërbim të bukur nga Aljandro Garnacho (82’) dhe 2-1 për ‘Djajtë e Kuq’. Një arritje që i lejon Man.United të lidh suksesin e nëntë radhazi, në të gjitha garat, dhe për këtë arsye të ëndërrojë për një titull lige që i ka shpëtuar klubit që nga viti 2013.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll