Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, si bënte tregti kokaine me Whatsapp

I riu u pa nga policia teksa duke drejtuar makinën ndaloi në një rrugë të izoluar të fshatit Scandiano, në Reggio Emilia.

14 Janar 2023, 19:39 Nga F.M
Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, si bënte tregti
Karabinierët

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur duke shitur kokainë. Mediat italiane shkruajnë se ai është kapur teksa merrte porositë nëpërmjet mesazheve në aplikacionin Whatsapp. I riu u pa nga policia teksa duke drejtuar makinën ndaloi në një rrugë të izoluar të fshatit Scandiano, në Reggio Emilia.

Më pas zbriti nga makina për tu takuar me dy persona, të cilët pas shkëmbimeve të shpejta u larguan. Policia iu vu në ndjekje shqiptarit, por i riu sapo pikasi efektivët hodhi qesen me dozat e kokainës.

Atij iu gjetën dhe 300 euro cash e tre telefona me biseda ‘pazaresh’.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll