FOTO/ Përfshihet nga flakët anija me flamur panamez në Portin e Durrësit, ka pronar shqiptar, zjarri nisi në kuzhinë
Anija në Durrës DURRËS- Një anije me emrin ‘Kledes Mary’, me flamur panamez në pronësi të një shqiptari...
Ish-zyrtarja mohon t’i ketë pasur ato para në shtëpi, por as ish-punëdhënësit e tjerë të Dobit, gjithashtu zyrtarë, nuk u kanë dalë për zot parave.
TIRANË- Ish-zyrtarja Alda Klosi ka dorëzuar në Prokurori disa dokumente që sipas saj vërtetojnë burimin e 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve që pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, vodhën në shtëpinë e saj. Tvklan raporton se dokumentacioni po verifikohet nga ana Prokurorisë së Tiranës, së bashku me deklarimet e dhëna nga ana e Klosit, e cila këmbëngul në alibinë se paratë i janë dhënë nga xhaxhai i saj, i cili ndodhet në Amerikë ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë.
Por, Klosi bie në kundërshti me fjalët e Dobit, e cila mësohet të ketë rrëfyer se edhe 400 mijë eurot që iu gjetën në banesë një ditë pas arrestimit, i ka vjedhur në të njëjtën banesë. Ish-zyrtarja mohon t’i ketë pasur ato para në shtëpi, por as ish-punëdhënësit e tjerë të Dobit, gjithashtu zyrtarë, nuk u kanë dalë për zot parave.
Emrat e tyre janë gjetur në celularin e Dobit dhe janë kontaktuar një nga një nga Prokuroria, por përpara grupit hetimor, anë identifikuar vetëm ndonjë bizhuteri mes koleksionit të florinjve që gjithashtu iu gjetën pastrueses në shtëpi.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes.
Anija në Durrës DURRËS- Një anije me emrin ‘Kledes Mary’, me flamur panamez në pronësi të një shqiptari...
Foto Ilustruese DURRËS- Një 61-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja...
Gruaja TIRANË- Një grua e cila disa vite më parë, është detyruar të punojë në përpunimin e kanabisit ka t...
Moti TIRANË- Pritet të bjerë dëborë. Mbrëmja e kësaj të shtune do të sjellë një rënie temperatu...
Ambulancë SHKODËR- Ndoc Nika, 60 vjeç është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna. Mësohet se trupi i 60-vj...
Policia dhe kamerat SHKODËR- 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë nga grupet kriminale janë çmontuar...
Gruaja TIRANË- Një grua e cila ka punuar në një punishte kanabisi gjatë vitit 2016, ka rrëfyer ekperiencën personale t&e...
Protesta TIRANË- Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit janë mbledhur pranë shtëpisë së Big Brother Vip në mb&eu...
Kanabis GREQI- Policia e Korfuzit ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt ishullit grek dhe më p...
Policia TIRANË- Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë nisur protestën në mbështetje të tij...