Aktualitet

43-vjeçari mbetet i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, policia niset drejt vendit të ngjarjes

Shkak, sipas policisë është bërë terreni i vështirë dhe i thepisur.

14 Janar 2023, 21:04 Nga F.M
43-vjeçari mbetet i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, policia
Foto Ilustruese

GRAMSH- Andrea Dervishi 41 vjeç, banues në Belsh është bllokuar në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu ka qenë më miqtë duke vizituar këto vende, por është bllokuar. Shkak, sipas policisë është bërë terreni i vështirë dhe i thepisur. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njoftimi: 

Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.

andrea dervishi

Sondazh

Poll