Aktualitet

Mjeti me shpejtësi "fluturon" jashtë rruge, 25-vjeçari në gjendje të rëndë, makina copëtohet

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. 

14 Janar 2023, 19:08 Nga F.M
Mjeti me shpejtësi "fluturon" jashtë rruge,
Vlorë

VLORË- Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Qishbardhë në Vlorë. Mësohet se 25-vjeçari po drejtonte mjetin e llojit 'Fiat", kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. 

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. 

Njoftimi:

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

aksident ne vlore policia e vlores

Sondazh

Poll