Aktualitet

ME VIDEO/ "Ule pak dorën", publikohen pamjet e shuarjes së zjarrit në anijen në Durrës

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se efektivët e Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

14 Janar 2023, 20:07 Nga F.M
ME VIDEO/ "Ule pak dorën", publikohen pamjet e shuarjes së
Ndërhyrja në anije

DURRËS- Pamjet që po shikoni tregojnë operacionin e shuarjes së flakëve në anijen me flamur panamez që u përfshi nga zjarri këtë pasdite në Portin e Durrësit. Në reagimin zyrtar, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se efektivët e Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.

Anija me emrin ‘Kledes Mary’, me flamur panamez në pronësi të një shqiptari është përfshirë nga flakët këtë pasdite në afërsi të Portit të Durrësit. Anija në fjalë përdoret për transport mallrash dhe ka një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë. Zjarri raportohet të ketë nisur në kuzhinën e anijes.

 

digjet anija ne durres porti i durresit

Sondazh

Poll