Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët anija me flamur panamez në Portin e Durrësit, ka pronar shqiptar, zjarri nisi në kuzhinë

Mësohet se anija në fjalë përdoret për transport mallrash dhe ka një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë, por nuk dihet nëse në momentin që ka marrë flakë, ka qenë e ngarkuar apo bosh.

14 Janar 2023, 16:28 Nga F.M
FOTO/ Përfshihet nga flakët anija me flamur panamez në Portin e
Anija në Durrës

DURRËS- Një anije me emrin ‘Kledes Mary’, me flamur panamez në pronësi të një shqiptari është përfshirë nga flakët këtë pasdite në afërsi të Portit të Durrësit.

Mësohet se anija në fjalë përdoret për transport mallrash dhe ka një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë, por nuk dihet nëse në momentin që ka marrë flakë, ka qenë e ngarkuar apo bosh.

Zjarri raportohet të ketë nisur në kuzhinën e anijes, ndërkohë që ekuipazhi është evakuuar. Asnjë prej tyre nuk është lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.

 

digjet anija ne durres porti i durresit

Sondazh

Poll