Aktualitet

Mjeti përplas këmbësorin në Durrës, 61-vjeçari përfundon në spital, drejtuesja e mjetit në polici

Ndërsa drejtuesja e mjetit, D. Sh., 23 vjeçe është shoqëruar në komisariat. 

14 Janar 2023, 15:48 Nga F.M
Mjeti përplas këmbësorin në Durrës, 61-vjeçari
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 61-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 61-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve por nuk jepen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa drejtuesja e mjetit, D. Sh., 23 vjeçe është shoqëruar në komisariat. 

Njoftimi:

Rreth orës 15:00: në lagjen nr. 13 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen D. Sh., 23 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. B., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve: Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

policia e durresit

Sondazh

Poll