Sport

Cikalleshi bën bis, shënon golin e dytë në Arabinë Saudite

Cikalleshi finalizoi me sukses një dalje të shpejtë të Al Khaleej. Ai mori një asist nga Poko dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.

13 Janar 2023, 18:10 Nga DOSJA

Cikalleshi bën bis, shënon golin e dytë në Arabinë

ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e dytë në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u huazua në verë nga Konyaspori te Al Khaleej.

32-vjeçari nga Kavaja zhbllokoi sfidën Al Khaleej – Al Wehda në minutën e nëntë, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazh.

Cikalleshi bën bis, shënon golin e dytë në Arabinë

Cikalleshi finalizoi me sukses një dalje të shpejtë të Al Khaleej. Ai mori një asist nga Poko dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll