Sport

VIDEO / Tirana e nis me fitore në Lac, Partizani përmbyset në shtëpinë e tij nga Vllaznia

Tirana e nisi me një fitore në Laç vitin 2023, ndërkohë që u mbyll pa gola dueli Bylis-Kukësi. Shkodranët fitojnë 1-2 në kryeqytet përballë kryesuesve të Abissnet Superiores

13 Janar 2023, 18:15 Nga DOSJA

LAC - Dueli mes nënkampionëve dhe kampionëve të Shqipërisë, i luajtur në Kurbin, përfundoi me suksesin 1-2 të bardhebluve të Orges Shehit.

Bardhezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, kaluan në avantazh në minutën e dytë me anë të Vasil Shkurtajt, me sulmuesin vlonjat që humbi një shans të artë për të dyfishuar në minutën e 21-të, por nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.


Tirana reagoi dhe në minutat shtesë të fraksionit të parë barazoi sfidën falë golit të Bruno Lulajt (45'+3).


Kampionët e nisën mirë edhe pjesën e dytë, me Florent Hasanin që realizoi një eurogol (47’).


Minuta të mira për ekipin kryeqytetas, por Mario Dajsinani mbajti në lojë Laçin me pritjet e tij. Vendasit tentuan barazimin, por nuk ia dolën të evitonin humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Tirana rikthehet te fitorja pas dy humbjeve në Durres dhe në derbi, dhe tani numëron 28 pikë, një më pak se Partizani kryesues

Shkodranët kishin ardhur me synime të qarta në Tiranë, për të hapur edhe një herë luftën për titull dhe në pjesën e parë dominuan përballë të kuqve, duke krijuar raste e duke thumbuar vazhdimisht portën e Rexhepit. Por ata nuk ia dolën që të shënonin dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Lëvizjet e Kolelës në pjesën e dytë rezultuan efikase teksa Partizani shënoi golin e avantazhit me anë të Maget (63') të aktivizuar si zëvendësues.


Por të kuqtë nuk ia dolën të mbyllnin ndeshjen me fitore, pasi shkodranët i goditën me Jonuzajn (77') duke barazuar shifrat.


Veç nuk mbaroi këtu, në minutën e 90-të Çoba shënon dhe i jep suksesin 2-1 skuadrës së tij të Vllaznisë.


Kështu, lufta për titull rihapet përsëri dhe të kuqtë humbasin distancën e krijuar me ekipet ndjekëse.

Sakaq, në mesditë në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, u zhvillua takimi Bylis-Kukësi, i cili u mbyll në barazim, me rrjeta të paprekura, 0-0.

VIDEO / Tirana e nis me fitore në Lac, Partizani përmbyset në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll