Aktualitet

U kap ‘mat’ duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarit shqiptar në Itali

Shqiptari u pikas duke shitur një dozë droge, ndërsa gjatë kontrolleve në një cigare elektrike u gjetën 15 doza kokainë.

13 Janar 2023, 10:11 Nga A.B
U kap ‘mat’ duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarit
Foto ilustruese

ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi është kapur mat duke shpërndarë lëndë narkotike. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Caserta. Shqiptari, ende i paidentifikuar është kapur duke udhëtuar me një mjet tip 'Nissan Micra XG', ndërsa pas kontrolleve rezulton se ka letra të rregullta në Itali.

Ai u pikas duke shitur një dozë droge, ndërsa gjatë kontrolleve në një cigare elektrike u gjetën 15 doza kokainë.

Gjykata vendosi për shqiptarin masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Burimi: Casertanews.it

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll