Aktualitet

VIDEO/ Eksplozivi në banesën e shefit të Krimeve në Shkodër, dëme të konsiderueshme në shtëpinë dhe makinat

Mjetet e parkuara në oborrin e vilës tre katëshe janë dëmtuar. Po ashtu edhe muret e kangjellat. 

13 Janar 2023, 09:10 Nga A.B
VIDEO/ Eksplozivi në banesën e shefit të Krimeve në
Banesa

SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e shpërthyer me tritol e shefit të krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati. Siç shihet në videot e siguruara nga Dosja.al, dëmet janë të konsiderueshme. Mjetet e parkuara në oborrin e vilës tre katëshe janë dëmtuar. Po ashtu edhe muret e kangjellat. 

Lënda plasëse shpërthyeu këtë të premte ne mëngjes në shtëpinë e shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e tij apo probleme të tjera, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor, sipas policisë, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

pellumb shpati tritol baneses se pellumb shpatit

Sondazh

Poll