Aktualitet

Sot shefit të Hetimit të Krimeve të Shkodrës iu vendos tritoli, në vitin 2019 i plagosën vëllanë me thikë

Në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, u plagos me thikë edhe vëllai i tij Vat Shpati

13 Janar 2023, 08:46 Nga A.B
Sot shefit të Hetimit të Krimeve të Shkodrës iu vendos
Pellumb Shpati

SHKODËR- Në orët e para të ditës së sotme, është vendosur një sasi lende plasëse në banesën e Pwllumb Shpatit, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Fatmirësisht, janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Mësohet se në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, u plagos me thikë edhe vëllai i tij Vat Shpati. Sipas njoftimit të policisë në atëkohe, bëhej me dije se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), kanë plagosur me thikë Shpatin, banues në Dobraç. Ky i fundit është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

pellumb shpati vali shpati

Sondazh

Poll