Politike

Ibrahimaj: Bordi i Karburanteve do shfuqizohet. Bardhi: Kemi seancën në janar, po e mbyll qeveria që të mos bëhet gjyq

Bardhi shkruan se seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar për në fund të muajit Janar. Sipas tij, kjo duket të jetë arsyeja pse Qeveria do ta shfuqizojë vetë më parë.

12 Janar 2023, 23:32 Nga F.M
Ibrahimaj: Bordi i Karburanteve do shfuqizohet. Bardhi: Kemi seancën
Delina Ibrahimaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Për shkak të stabilizimit të cmimeve të karburanteve qeveria ka vendosur që të shfuqizojë bordin e karburanteve. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për ABC u shpreh se pas një ekzistence gati një vjeçare që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë bordi i karburanteve do të shfuqizohet.

Ky vendim solli dhe reagimin e Partisë Demokratike. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi shprehet se në 6 Shtator 2022, një grup deputetësh të PD i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e tij dhe se kjo duhet të ndodhë me apo miratimin e qeverisë.

 

Në një postim në Fcaebook, Bardhi shkruan se seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar për në fund të muajit Janar. Sipas tij, kjo duket të jetë arsyeja pse Qeveria do ta shfuqizojë vetë më parë, me qëllim që të shmangë mundësinë që këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

delina ibrahimaj gazment bardhi

Sondazh

Poll